June 08, 2023

YouTube po detyron disa përdorues të çaktivizojnë Adblocker për të ndjekur videon

YouTube po detyron disa përdorues të çaktivizojnë Adblocker për të ndjekur videon

YouTube ka vendosur të ndalojë të gjithë përdoruesit që deri më tani përdornin një adblocker për t’iu shpëtuar reklamave.

Fikni adblocker-in tuaj ose abonohuni në YouTube Premium.” Ky është mesazhi që platforma ka nisur të shfaqë para disa përdoruesve të adblocker, duke i treguar se ata nuk do të jenë në gjendje që të shikojnë videon nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë.

Sigurisht që për momentin ky veprim është ende në fazën e testimit në disa vende të caktuara, duke bërë kështu që reklamuesit të marrin një shikueshmëri sa më të madhe të mundshme. Alphabet, kompania mëmë e YouTube raportoi se ky është viti i tretë rradhazi që vihet re një rënie e fitimeve në biznesin e reklamimit, gjë që duket se ka nxitur marrjen e masave.

apparently-ad-blockers-are-not-allowed-on-youtube-is-this-a-v0-1ddspzr4hqya1.webp

Për herë të parë ndalimi i përdorimit të adblocker u vu re nga një person i cili publikoi në Reddit screenshot-in e një pop-up që thotë se “Ad blockers nuk lejohet të përdoren në YouTube.”

Përdoruesit e YouTube kanë mundësinë që të shikojnë video pa reklama duke u abonuar në planin mujor YouTube Premium, që kushton $11.99. Në të njejtën kohë përmes këtij abonimi ju fitoni dhe mundësinë që të luani video në background, të shkarkoni video si dhe të fitoni akses në YouTube Music.

Friday, 12 May 2023 11:25

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo