Një division në Meta i quajtur Facebook Gaming ka lajmëruar se ju tashmë mund të luani lojra gjatë bisedave me video që kryeni në Messenger me miqtë tuaj. Filimisht do të jenë 14 lojra që do të luhen falas gjatë video-telefonatave në aplikacionin për Android, iOS apo web.
Për të aksesuar këto lojra, mjafton që ju të nisni një video-telefonatë në Messenger dhe të shtypni butonin group mode në qendër, më pas ikonën “Play”. Nga ky moment para jush do të shfaqet libraria me lojra.
“Facebook Gaming është shumë i gëzuar që të lajmërojë se ju tashmë mund të luani lojrat tuja të preferuara gjatë video-telefonatave në Messenger.” shkruan kompania në një postim në blog. “Kjo përvojë e re në Messenger e bën më të thjeshtë që ju të luani lojra me familjarë tuaj apo miqtë gjatë një bisede, duke ju lejuar që të lidheni akoma më tepër me ta.”
Kompania tregon se po punon për të ofruar më tepër lojra të reja falas në platformë gjatë këtij viti. Gjithashtu Facebook Gaming fton të gjithë zhvilluesit e interesuar që të integrojnë këtë shërbim në lojrat e tyre.
Këto ndryshime vijnë pasi Facebook fiku serverat e aplikacionit të veçantë Facebook Gaming gjatë tetorit të kaluar.