Twitter Blue ka aktivizuar disa shërbime të veçanta për të gjithë përdoruesit që paguajnë, duke përfshirë këtu “renditje me prioritet të bisedave të tyre” si dhe publikimin e videove të gjata deri në 60 minuta. Të dyja këto shërbime ishin premtuar nga Elon Musk pak kohë më parë.
Prioriteti i përgjigjeve tashmë ka hyrë në fuqi, dhe në faqjen e suportit tregohet se “ky shërbim i jep prioritet komenteve tuaj në tweet-et me të cilat reagoni”. Nëse ju shikoni në tweets të ndryshme, do të vini re se komentet që renditen të parat do të jenë nga përdoruesit e Twitter Blue.
soon, subscribers with the blue checkmark will get priority ranking in search, mentions, and replies to help lower the visibility of scams, spam and bots
— Twitter Blue (@TwitterBlue) December 12, 2022
Twitter Support tregoi se renditja me prioritet parësor për personat e abonuar në këtë shërbim do të ndihmojë në uljen e shikueshmërisë së komenteve të bëra nga bots. Megjithatë shumë përdorues të tjerë kanë frikë se sistemi i ri do të ulë shikueshmërinë e përdoruesve të Twitter që nuk paguajnë, ose mashtruesit mund të përfitojnë nga prioriteti nëpërmjet pagesës.
Rregullat e reja për videot do të rrisin gjatësinë e videove nga 10 minuta (max. 512MB) në 60 minuta (max. 2GB) me rezolucion 1080p vetëm në web. Rregulli 10 minutësh është ende në fuqi për përdoruesit e iOS dhe Android.
Musk ka thënë se Twitter do të paguajë krijuesit e videove, duke theksuar se mund të kalojë dhe 55% e fitimit që YouTube ofron.