January 28, 2023

Ky aplikacion i ri që po përpiqet të sjellë iMessage në Android duket se ka gjetur “formulën sekrete”

Ky aplikacion i ri që po përpiqet të sjellë iMessage në Android duket se ka gjetur “formulën sekrete”

Prej shumë vitesh, aplikacioni që bënte diferencën midis përdoruesve të iPhone dhe atyre të Android ka qenë dhe mbetet iMessage. Përdoruesi e iPhone parapëlqejnë të mbeten po në ekosistemin e Apple pasi nuk dëshirojnë që mesazhet e tyre të shfaqen me ngjyrën jeshile, që sinjalizon se ky mesazh ka ardhur nga një pajisje që nuk prodhohet nga Apple.

Shumë kompani janë munduar t’i japin fund këtij fenomeni, dhe më në fund duket se njëra prej tyre ka arritur të gjejë “formulën sekrete”. Beeper është kompania që sjell iMessage në Android përmes një plani abonimi. Mirëpo përfaqësuesi më i mirë i këtyre aplikacioneve pritet të jetë Sunbird.

Përdoruesit e abonuar në aplikacionin Sunbird lidhin pajisjen e tyre Android me një kompjuter fizik të fuqizar nga Apple, si një Mac.

Sunbird-iMessage-2.jpg

Nga informacionet që kompania ka treguar, bëhet e ditur se ky aplikacion do të funksionojë duke lidhur një smartphone Android me sistemet e bazuara në Apple, duke mundësuar kështu “funksionimin e iMessage në Android”. Ju do të shikoni flluska ngjyrë blu të mesazheve, reagimet me emoji si dhe të gjithë shërbimet e tjera që ofrohen në iMessage.

Sunbird ka arritur të zbulojë një mënyrë se si të lidhë me mijëra përdorues në një kompjuter të vetëm, duke ofrouar dhe enkriptimin tepër të nevojshëm gjatë kësaj metode.

Përdoruesit e parë do të përfitojnë një eksperiencë falas për një kohë të caktuar, para se gjithçka të monetizohet.

Saturday, 03 December 2022 10:28 Last modified on Sunday, 04 December 2022 00:53

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo