TikTok sapo ka prezantuar Photo Mode së bashku me 7 shërbime të reja editimi për krijuesit në platformë. Të 7 këto shërbime janë tashmë të disponueshme për krijuesit në të gjithë botën, dhe më tepër informacione rreth tyre do të gjeni më poshtë.
- Edit clips: mbivendos, shkurto dhe ndaj klipe të ndryshme
- Edit sounds: prej shkurto dhe vendos kohëzgjatje për muzikën që përdor
- Edit and postion text: editoni lehtësisht pozicionin dhe kohëzgjatjen e teksteve
- Add overlays: shtoni një foto ose video për picture-in-picture stacking
- Adjust video speed: përshpejtoni ose ngadalësoni shpejtësinë e videove
- Frame content: rrotulloni ose zmadhoni videot individualisht
- Add sound effects: shtoni muzikë në videot tuaja
Photo Mode është një shërbim që i vjen në ndihmë të gjithë personave që preferojnë të publikojnë një fotografi në vend të videove. Formati në formën e një karuseli fotosh do të shfaqë imazhet e ndryshme të përzgjedhura njëra pas tjetrës. Ju keni mundësinë gjithashtu të shtoni një muzikë në këtë format. Ndjekësit do të bëjnë swipe midis fotove të ndryshme në këtë postim sipas preferencës së tyre.