September 22, 2020

Facebook tregohet i sinqertë se sa shumë di rreth teje. Ja si ta zbulosh

Vlerëso këtë lajm
(2 votes)
Facebook tregohet i sinqertë se sa shumë di rreth teje. Ja si ta zbulosh

Na ndodh shpesh që të bisedojmë për diçka dhe pas disa sekondash ta shohim atë në formën e një reklame në rrjete sociale. Dhe pyesim veten nga e dinte Facebook që unë po qahesha dje në telefonatë me mamin se janë mbyllur berberët, dhe pas 10 minutash më ofroi 5 lloje të ndryshme makinash qethje.

Ndërsa kjo vazhdon të mbetet mister, vetë FB ka shtuar transparencën duke ofruar më shumë detaje për atë çka di mbi përdoruesit e saj.

Download Your Information në FB dhe Download Your DataInstagram janë opsione që të lejojnë të dish gjithçka këto platforma regjistrojnë për ty dhe si e përdorin atë.
Si çfarë i shton profilit tënd, apo cilat faqe ose postime pëlqen.
Detaje të cilat kompania i përdor për të personalizuar çfarë sheh në të.

Gjithashtu aty mund të shohësh hamendësimet që kompania bën për ty, si për shembull rekomandimet për futbollin nëse ke shpërndarë një post për futbollin me një mikun tënd.
E njëjta gjë me Explore Tab-in e Instagramit.

Me shumë mundësi nuk do të të hyjnë në punë këto informacione por sidoqoftë është interesante dhe e drejta jote.

Dhe pavarsisht nga sa lëvizje fisnike mund të duket kjo nga ana e FB, kjo në fakt vjen si rrjedhojë e General Data Protection Regulation në Europë dhe California Consumer Privacy Act. Rregullore të imponuara nga qeveritë për të shmangur monopole dhe keqpërdorim të dhënash.

Tuesday, 31 March 2020 16:05 Last modified on Tuesday, 31 March 2020 17:10

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Ermir Jonka
Xhonald Mamo