September 22, 2020

Microsoft i shpall luftë Grammarly me Editor extension në Chrome

Vlerëso këtë lajm
(0 votes)
Microsoft i shpall luftë Grammarly me Editor extension në Chrome

Sot Microsoft lajmëron se Office 365 do të quhet Microsoft 365 duke synuar të përhapë përdorimin përtej hapësirës së punës. Ndër shërbimet më interesante do të jetë Microsoft Editor e cila do të sfidojë Grammarly.

Korigjimi i shqiptimit dhe gramatikës nga Microsoft ka ekzistuar prej dekadash tashmë, por Editor do të ofrojë shumë më shumë duke u mbështetur në shërbime AI.
E për më tepër do të ofrohet edhe jashtë botës Office, si një extension për Chrome dhe Edge.

Editori i ri do të:

- Japi sugjerime për qartësi fjalie.

- Sugjerojë fjalë alternative.

- Kujtojë kur duhet përdorur gjuha formale.

- Suportojë 20 gjuhë.

- Kontrollojë për plagjiaturë, ose sugjerim citatesh.

- Sugjerojë alternativa pikëzimi.

- Sugjerojë terma neutral dhe përfshirës për të përjashtuar seksizmin apo paragjykimet.

- Tregojë se sa kohë duhet për ta lexuar apo thënë tekstin që po shkruan.

Microsoft Editor konkuron kokë më kokë me Grammarly e cila ka kohë që është në qarkullim dhe ofron të njëjtat shërbime me diferencat e veta ndaj për një opinion të saktë duhen krahasuar njëkohësisht.

Microsoft Editor fillon të dalë sot dhe do të jetë globalisht e disponueshme nga fundi i Prillit. Nuk është akoma në Chrome Web Store por duhet të jetë thjesht çështje kohe.

Tuesday, 31 March 2020 16:03 Last modified on Tuesday, 31 March 2020 17:04

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Ermir Jonka
Xhonald Mamo