Pothuajse një muaj pasi Robinhood prezantoi portofolin e saj të parë crypto, kompania ka vendosur të punojë për të sjellë një version të dytë. Portofoli i ri do të mundësojë që përdoruesit të jenë pronarët e vetëm të “çelësave privatë” që janë të rëndësishëm për të kontrolluar paratë në një blockchain.
Në këtë mënyrë përdoruesit nuk do të varen nga Robinhood nëse sistemi bie, por do të jenë më të rrezikuar për të humbur fondet e tyre nëse ruajnë çelësin privat në një vend të gabuar.
Robinhood tregon se ky portofol do të ofrohet në një aplikacion të veçantë por shpresohet se “aplikacioni do të vijë me të njëjtin dizajn të thjeshtë”. Përdoruesit do të mund të ruajnë dhe të këmbejnë kriptomonedhat që zotërojnë, duke përfshirë këtu shumë prej të cilave nuk janë të pranishme në aplikacionin kryesor.
Kriptomonedhat tashmë janë bërë një pjesë tepër e rëndësishme e biznesit të Robinhood, dhe mund të kuptohet se pse platforma po punon kaq shumë në këtë drejtim.
Platforma njofton se portofoli i ri crypto do të publikohet në versionin beta “më vonë gjatë verës” dhe fton të gjithë përdoruesit e interesuar të regjistrohen në waitlist. Lançimi i plotë pritet të vijë rreth fundit të këtij viti.