May 30, 2020

Bëj Swipe sa të duash dhe ku të duash. Tinder është falas

Vlerëso këtë lajm
(0 votes)
Bëj Swipe sa të duash dhe ku të duash. Tinder është falas

Në kushte karantine vështirë se i shkon mendja kujt për të gjetur një partner apo partnere, askujt nuk mund ti besosh.
Në ditë të tjera mundësitë janë të pafundme, aplikacionet janë pafund. Ndër më të famshmet mbetet Tinder, i cili me thënë të drejtën situatën nuk e ka fort në avantazh.

Por sidoqoftë përdoruesit po i kthehen aplikacionit për të gjetur dikë me të cilin të flasin derisa kjo bllokadë të përfundojë. E nëse këto janë qëllimet e vetme, pse jo të komunikojmë edhe me njerëz që ndodhen shumë larg nesh.

Ndaj duke filluar nga java që vjen kompania ka vendosur që opsionin Tinder Passport ta ofrojë falas për të gjithë duke të mundësuar të bësh Swipe në cilindo qytet të duash, ose nëpërmjet hartës.

Provojeni edhe ju të regjistroheni, kjo është një mundësi e mirë të shtysh orët duke ndarë eksperiencën me njerëz të tjerë rreth globit e pse jo kur e gjithë kjo të ketë mbaruar ndoshta të takoheni.

Ske çbën, Dashuri në Kohë Covid-19.

Saturday, 21 March 2020 14:12

Geek Room on Instagram