Të gjithë përdoruesit e gjeneratave të mëparshme të iPhone-ve për faqësoheshin nga aplikacioni iBeer, një aplikacion i mirë, i pastër dhe argëtues, pikërisht ajo që na mungon në ditët e sotme të mbushura plot tregti kriptomonedhash dhe NFT.
Ky aplikacion jo vetëm që solli shumë të qeshura momentale në fytyrat e miliona përdoruesve, por arriti t’i siguronte krijuesit të saj, 37 vjeçarit Steve Sheraton deri në $20,000 në ditë.
Sheraton zbuloi më tepër rreth përfitimeve të tij nga ky aplikacion në kohën kur njerëzit kënaqeshin duke pretenduar se po pinin një birrë të freskët në një intervistë për Mel Magazine. Zhurma origjinale në këtë aplikacion është krijuar duke përdorur një video statike që shitej në iTunes për vetëm $2.99. Ju mund të shikoni demo-n origjinale të këtij aplikacioni me aktor vetë Steve Sheraton.
Kur Steve Jobs lançoi App Store në 2008, Sheraton mori një ftesë nga Apple për të zhvilluar aplikacione që tregonin potencialin e vërtetë të një iPhone. Sheraton rimodeloi konceptin e iBeer duke përdorur akselerometrin e pajisjeve. Sa herë që ju tundnit pajisjen, birra tundej gjithashtu. Dhe sa herë ju drejtonit smartphone-in drejt gojës, atëherë iluzioni kompletohej.
Sheraton tashmë është 52 vjeç dhe ka hequr dorë nga kontrolli i iBeer. Ai jeton në një fermë në Spanjë dhe tregon se është shumë i lumtur. Gjithashtu në kohën e lirë ai zhvillon aplikacione për magjistarët profesionistë, të cilët i përdorin këto aplikacione gjatë akteve të tyre.