January 29, 2022

Netflix rrit çmimet për të gjitha planet në SHBA

Netflix rrit çmimet për të gjitha planet në SHBA

Netflix ka vendosur të rrisë çmimet në të gjitha planet e saja në SHBA. Plani standard i kompanisë, që aktualisht kushton $14 në muaj, tashmë do të kushtojë $15.50, nëdrkohë që plani 4K do të shkojë në $20 në muaj nga $18. Plani bazë, i cili nuk përfshin cilësinë HD, do të rritet nga $9 në $10 për muaj. Këto çmime do të rriten dhe në Kanada gjithashtu.

Për të gjithë të abonuarit e rinj këto çmime do të aplikohen menjëherë, ndërsa për të abonuarit ekzistues këto ndryshime do të përfshihen gradualisht, ku Netflix premton që t’i dërgojë një email informues përdoruesve 30 ditë para këtij ndryshimi.

Gjatë viteve të fundit çmimet e planeve të abonimit në Netflix janë rritur vazhdimisht. Plani standard u rrit nga $11 në vitin 2017 në $14 në muaj në tetor të vitit 2020. Rritja e parë e çmimit në shkallë të gjerë u bë për herë të parë në 2014, dhe Netflix ishte aq i shqetësuar se kjo ngritje e çmimit me $1 do të largonte përdoruesit, saqë i ofroi përdoruesve ekzistues të njejtin çmim për 2 vite, para se ai të rritej.

hgjhk.png

Kjo rritje e çmimit vjen në një moment të suksesshëm por tepër sfidues për Netflix. Kjo platformë po lufton fort me shumë platforma të tjera si Disney Plus dhe HBO Max, dhe ka shpenzuar shumë për të krijuar përmbajtje të reja.

Ne kemi rritur çmimin e abonimeve në mënyrë që të vazhdojmë të ofrojmë një varietet të gjerë opsionesh argëtimi.” tregoi një zëdhënësi Netflix për Reuters.

Saturday, 15 January 2022 09:03 Last modified on Saturday, 15 January 2022 09:09

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
info@geekroom.al, marketing@geekroom.al

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo
Kristian Hodo
Klementina Mema

 

 

Geek Room © 2019