January 29, 2022

Më tepër se 80 organizata për verifikimin e fakteve tregojnë se YouTube nuk po lufton keqinformimin

Më tepër se 80 organizata për verifikimin e fakteve tregojnë se YouTube nuk po lufton keqinformimin

Një grup që përbëhet nga më tepër se 80 organizata që merren me verifikimin e fakteve nga e gjithë bota e cilësojnë YouTube si “një nga burimet më të mëdha të keqinformimit në të gjithë botën” dhe kërkon që platforma të luftojë më tepër për të adresuar këtë problem.

Në një letër të hapur drejtuar CEO-s të YouTube, Susan Wojcicki, grupi tha se masat aktuale të ndërmarra nga kompania mbi zhdukjen e keqinformimit në platformë janë të pamjaftueshme dhe më pas ato rekomanduan disa hapa të tjera që do të ndihmojnë në këtë luftë.

Kjo letër vjen si pasojë e shqetësimit mbi keqinformimin online, sidomos për sa i përket zgjedhjeve dhe deklaratave mbi shëndetin. Megjithatë YouTube është përballur me më pak kritika se Facebook, e cila u përball me një letër të tillë në nëntor të 2016.

YouTube po lejon që platforma e saj të përdoret nga aktorë të paskrupullt të cilët tentojnë të manipulojnë dhe të shfrytëzojnë ndjekësit, duke u organizuar dhe duke siguruar fonde për veten e tyre.” lexohet në letër. “Ne ju nxisim që të ndërmerrni hapa efektive kundër keqinformimit dhe të përpiloni disa rregulla dhe politika për të përmirësuar informacionin në platformë.”

Meta, Twitter dhe YouTube janë partnerizuar me verifikuesit e fakteve deri në një kapacitet të caktuar gjatë këtyre viteve. Përpjekja e Meta konsiderohet si më e forta, pasi ajo aktualisht ka partneritete me mbi 80 organizata të verifikimit të fakteve në 40 gjuhë të ndryshme.

Thursday, 13 January 2022 01:06 Last modified on Thursday, 13 January 2022 01:16

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
info@geekroom.al, marketing@geekroom.al

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo
Kristian Hodo
Klementina Mema

 

 

Geek Room © 2019