January 29, 2022

Locket, një aplikacion për shpërndarjen e fotove në homescreen-in e miqve tuaj, listohet në krye të App Store

Locket, një aplikacion për shpërndarjen e fotove në homescreen-in e miqve tuaj, listohet në krye të App Store

Një aplikacion i ri i quajtur Locket sapo është shfaqur në krye të listave të App Store gjatë ditëve të fundit falë funksionit të saj të veçantë. Përmes këtij aplikacioni ju mund të vendosni live photos në një widget në homescreen-in e miqve tuaj.

Në fjalë të tjera, ky aplikacion kthen sistemin e widgets në iPhone, të cilat përdoren zakonisht për të shfaqur informacione si moti, lajme apo thënie inspiruese, në një platformë private sociale.

Ideja për krijimin e këtij aplikacioni ishte e Matt Moss, një ish-fitues i Apple Worldwide Developer Conference. Ai tregoi se fillimisht Locket ishte një projekt personal me të cilin ai merrej në kohën e lirë, pra nuk ishte fokusi i tij kryesor.

Screen-Shot-2022-01-11-at-12.37.47-PM.webp

Unë e krijova këtë aplikacion si një dhuratë për ditëlindjen e të dashurës time gjatë verës së kaluar. Gjatë vjeshtës ajo do të rikthehej sërisht në shkollë, dhe ne do të nisnim një lidhje në distancë, prandaj proçesi i marrjes së një fotoje të vogël në homescreen mund të na ndihmonte të kontaktonim.” tha Moss.

Më pas ai vendosi të lançonte aplikacionin në App Store ditën e vitit të ri, dhe deri më tani ky aplikacion po përdoret nga më tepër se 2 milionë njerëz. Ditën e diel, ky aplikacion u rendit në vendin e parë në U.S App Store.

 

@locketcamera Link in bio #locket #widget #2021 #2022 ♬ original sound - Locket

Rritja e shpejtë e numrit të përdoruesve të këtij aplikacioni erdhi si pasojë e një videoje të bërë virale në TikTok, ku Moss reklamoi aplikacionin e tij. Kjo video mori mbi 100,000 shikime në disa ditë.

Wednesday, 12 January 2022 01:40

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
info@geekroom.al, marketing@geekroom.al

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo
Kristian Hodo
Klementina Mema

 

 

Geek Room © 2019