May 28, 2022

Shërbimi i ri në WhatsApp ju lejon që të fshini chat-et automatikisht

Shërbimi i ri në WhatsApp ju lejon që të fshini chat-et automatikisht

WhatsApp ka vendosur t’i shtojë funksionalitetin e shërbimit disappearing messages, i cili lejon përdoruesit të zgjedhin nëse dëshirojnë të fshijnë mesazhet e tyre automatikisht pas një periudhe të caktuar.

Tashmë përdoruesve do t’i ofrohet mundësia të aktivizojnë shërbimin për të gjithë chat-et e reja të tyre, në mënyrë që të gjitha mesazhet në të ardhmen të fshihen automatikisht nga platforma.

Gjithashtu, WhatsApp do të ofrojë dhe disa opsione të tjera në kategorinë e kohëzgjatjes para se mesazhet të fshihen. Kur ky shërbim u publikua për herë të parë në nëntor, përdoruesit kishin mundësinë të zgjidhnin vetëm periudhën 7 ditore për të fshirë mesazhet e tyre. Me update-in e ri përdoruesit do të mund të zgjedhin midis 24 orëve ose 90 ditëve.

WhatsApp lajmëron se aktivizimi i këtij shërbimi nuk do të prekë chat-et ekzistuese, vetëm ato që zhvillohen më pas. Kur ju të filloni të kontaktoni me një person të ri, do tw shfaqet një lajmërim i cili njofton se shërbimi disappearing messages është aktiv për të gjithë kontaktet tuaja, në mënyrë që personi tjetër të mos mendojë se kjo gjë është personale.

Nëse dëshironi ju mund të krijoni një grup të ri ku aktivizoni që në fillim shërbimin e ri.

Shërbimet e reja nga WhatsApp janë tashmë të pranishme në të gjitha platformat.

Monday, 06 December 2021 21:45

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
info@geekroom.al, marketing@geekroom.al

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo

 

 

Geek Room © 2019