October 18, 2021

2 shërbime të reja po vijnë në Instagram

2 shërbime të reja po vijnë në Instagram

Instagram ka filluar të testojë një shërbim të ri i cili do të njoftojë përdoruesit në momentet kur aplikacioni nuk është në gjendje punë. Ky shërbim nisi testimin vetëm një javë pas ndërprerjes më të madhe në historinë e të gjithë aplikacioneve nën pronësinë e Facebook, e cila zgjati rreth 6 orë.

Rrjeti social lajmëroi se ky njoftim do të shfaqet për të gjithë përdoruesit në Activity feed “ndërkohë që ato janë të çoroditur se pse mesazhet e tyre nuk po dërgohen apo feed-i i tyre nuk po rifreskohet". Fillimisht ky shërbim do të testohet në SHBA për muajt në vazhdim, dhe më pas nëse gjithçka shkon mirë do të prezantohet në të gjithë botën.

Gjithçka u bë e ditur përmes një postimi të Instagram në blog ku ata shkruajtën: “Ne nuk do t’i dërgojmë përdoruesve një njoftim sa herë të ketë një ndërprerje të lidhjes, por vetëm në momentin kur kuptojmë se njerëzit po kërkojnë përgjigjje.”

Në të njejtin postim, Instagram tha se do të lançojë gjithashtu dhe një mjet të ri të quajtur Account Status, e cila do të njoftojë përdoruesit nëse përmbajtja e tyre raportohet si e papërshtatshme. “Në muajt e ardhshëm ne planifikojmë të shtojmë më tepër informacion rreth këtij mjeti, i cili do të njoftojë njerëzit sa herë adresa e tyre është pranë çaktivizimit”. Përdoruesit mund të apelojnë këto raportime nëse mendojnë se rrjeti social ka bërë një gabim.

Thursday, 14 October 2021 08:53 Last modified on Thursday, 14 October 2021 09:09

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo