November 30, 2021

Ju duhet t’i tregoni Instagram-it ditëlindjen tuaj për të vazhduar përdorimin e aplikacionit

Ju duhet t’i tregoni Instagram-it ditëlindjen tuaj për të vazhduar përdorimin e aplikacionit

Nëse ju nuk e keni regjistruar në platformë ditëlindjen tuaj, Instagram do t’ju kërkojë gjithnjë e më shpesh që ju ta plotësoni këtë informacion, deri në pikën ku ju nuk do të jeni në gjendje të përdorni aplikacionin pa shkruajtur ditëlindjen tuaj.

Instagram filloi në 2019 ta bënte të detyrueshme shkruajtjen e ditëlindjes tek të dhënat tuaja kur regjistroheshit për herë të parë, mirëpo personat që kanë patur një adresë aktive para 2019 mund të mos e kenë treguar këtë informacion.

Pra, ajo që do të ndodhë është shfaqja e një pop-up në momentin kur ju hapni aplikacionin që ju kërkon të shtoni ditëlindjen tuaj. Ju mund ta injoroni këtë pop-up deri në një pikë të caktuar, tha Instagram në një deklaratë për shtyp. Ata shtuan gjithashtu se nëse ditëlindja juaj nuk është regjistruar ju nuk do të mund të shihni më përmbajtjet e caktuara si sensitive në platformë.

Kompania ka vendosur të bëjë këtë kërkesë si një përpjekje për ta bërë platformën më të sigurtë për përdoruesit e rinj në moshë. Në të ardhmen aplikacioni do të përdorë age detection AI për të zbuluar personat që gënjejnë për moshën e tyre.

Në maj Instagram u shpreh se po punonte për krijimin e një versioni të aplikacionit vetëm për përdoruesit nën 13 vjeç.

Wednesday, 01 September 2021 00:26

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
info@geekroom.al, marketing@geekroom.al

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo

Geek Room © 2019