November 30, 2021

OnlyFans “pendohet” dhe tërheq vendimin për moslejimin e përmbajtjeve +18 në platformë

OnlyFans “pendohet” dhe tërheq vendimin për moslejimin e përmbajtjeve +18 në platformë

Disa ditë më parë OnlyFans deklaroi se kishte planifikuar ndalimin e përmbajtjeve +18 në platformë duke filluar nga data 1 tetor. Ky vendim erdhi për shkak se partnerët bankar të platformës si JP Morgan Chase, Bank of New York Mellon dhe Metro Bank kishin bërë një kërkesë për shmangien nga këto përmbajtje, të cilat e bënin shumë të vështirë afrimin e investitorëve të rinj.

Mirëpo kompania me sa duket ka ndërruar mendje ditën e mërkurë dhe tregoi se “ka siguruar garancitë e nevojshme për të mbështetur komunitetin e krijuesve.” Kjo deklaratë nënkupton se OnlyFans ka ka arritur një marrëveshje të re me bankat për të paguar content creators në platformë, bashkë me ato që shpërndajnë materiale adulte eksplicite.

“Falenderojmë të gjithë personat që bënë që zëri ynë të dëgjohej. Ne kemi siguruar garancitë e nevojshme për të mbështetur komunitetin e krijuesve dhe kemi vendosur të pezullojmë ndryshimet e planifikuara në 1 tetor.” u shpreh OnlyFans në Twitter.

OnlyFans u shndërrua në një platformë kaq të famshme falë politikave të saj të “shitjes” së përmbajtjeve për adultë. Shumë artistë të njohur kanë vendosur t’i bashkohen kësaj platforme duke gjeneruar shuma të mëdha parash, si Bella Thorne, Cardi B, Jordyn Woods dhe Bhad Bhabie.

Thursday, 26 August 2021 09:01

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
info@geekroom.al, marketing@geekroom.al

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo

Geek Room © 2019