November 30, 2021

Facebook publikon një raportim ku listohen përmbajtjet më të shikuara në News Feed

Facebook publikon një raportim ku listohen përmbajtjet më të shikuara në News Feed

Facebook ka publikuar një raportim në të cilin shfaqen përmbajtjet më të ndjekura nga amerikanët në 3 mujorin aktual, dhe në këtë listë përfshihet një postim nga presidenti Biden, një video nga 5-Minute Crafts dhe argumente pro dhe kundra temës “A duhet t’i hedhim sheqer spaghetti-t?

Ky raportim vjen si një përgjigje ndaj disa shkrimeve të mëparshme që deklaronin se postimet më të shikuara në platformë vinin nga burimet e “krahut të djatthë” për të ndikuar radikalisht tek përdoruesit. Facebook thotë se raportimi i tyre tregon vetëm postimet më të shikuara në platformë pa asnjë lloj ndikimi, dhe që nga dita e sotme ky lloj raportimi do të publikohet çdo 3 muaj.

Në të përfshihen përmbajtjet e News Feed më të shikuara nga shikuesit amerikanë që nga fillimi i prillit e deri në fund të qershorit. Në seksione të ndryshme shfaqen 20 domains më të klikuara, links, faqe dhe postime të ndryshme. Facebook publikoi gjithashtu dhe një “guidë” për t’i treguar përdoruesve mënyrën se si këto postime u përzgjodhën.

Postimi më i shikuar ishte një letër që fton përdoruesit të gjejnë 3 fjalë të shkruajtura në të për të përshkruar realitetin e tyre, një postim klasik ky. Postimi i dytë më i shikuar kërkonte nga përdoruesit mbi 30 vjeç të postonin një fotografi nëse dukeshin ende të rinj.

Thursday, 19 August 2021 04:34

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
info@geekroom.al, marketing@geekroom.al

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo

Geek Room © 2019