September 20, 2021

American Airlines do t’i lejojë pasagjerët të shikojnë 30 minuta video në TikTok gjatë fluturimit falas

American Airlines do t’i lejojë pasagjerët të shikojnë 30 minuta video në TikTok gjatë fluturimit falas

Në disa nga fluturimet e American Airlines ka filluar të ofrohet akses falas në TikTok gjatë fluturimit, sipas deklaratës së fundit për shtyp nga kompania. Pasagjerët do të mund të përdorin aplikacionin për 30 minuta falas gjatë fluturimit. Gjithashtu nëse ju nuk e keni TikTok të instaluar në smartphone atëherë ju mund ta shkarkoni atë falas.

Kjo strategji e re për të bërë TikTok më të aksesueshëm për udhëtuesit po përdoret për të rikthyer vëmendjen tek fluturimet, pasi numri i personave që udhëtuan gjatë pandemisë ra në mënyrë drastike. Një nga konkurentët kryesorë të tyre, United, ka bërë disa përmirësime në sistemet e teknologjisë, duke i dhënë mundësinë pasagjerëve të porosisin ushqimet që ato dëshirojnë dhe t’i konsumojnë gjatë udhëtimit.

Kohët e fundit American Airlines i ka mundësuar pasagjerëve akses në Messenger falas gjatë fluturimit, duke i dhënë atyre një lloj lidhjeje me botën e jashtme. Është me rëndësi të përmendet fakti se jo çdo udhëtim do të mundësojë këtë akses në TikTok. American Airlines shpjegon se oferta promocionale është e limituar vetëm në avionët me trup të vogël.

Deklarata për shtyp i tregon pasagjerëve se ata mund të gjejnë një shumëllojshmëri përmbajtjesh nga platforma, duke përfshirë dhe “travel inspiration” dhe “career advice”.

Friday, 06 August 2021 02:39

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo