September 20, 2021

Apple dënon aplikacionin dating Unjected pas shpërndarjes së keqinformimeve

Apple dënon aplikacionin dating Unjected pas shpërndarjes së keqinformimeve

Unjected ishte një aplikacion i ri dating për të gjithë personat që nuk janë vaksinuar ende kundër COVID-19 dhe nuk dëshirojnë të vaksinohen. Mirëpo aventura e këtij aplikacioni ishte e shkurtër, pasi ai u dënua nga App Store. Arsyeja e dënimit të Unjected ishte mosrespektimi i politikave të Apple dhe shpërndarja e informacioneve të gabuara gjatë pandemisë.

Ky aplikacion u krijua dhe u lançua në maj nga 2 vajza të cilat kërkonin të krijonin një komunitet me persona që nuk dëshironin të vaksinoheshin. Më parë, Apple iu përgjigj në mënyrë të qartë zhvilluesve të aplikacionit duke thënë se “Nëse ju tentoni të mashtroni sistemin tonë, aplikacionet tuaja do të fshihen menjëherë nga App Store”.

Megjithatë, dhe pse aplikacioni u bë ban në App Store, ai gjendet ende në Google Play Store për Android.

Unjected e quan veten e saj “një platformë për qytetarët me mendime të njejta që duan të vendosin për autonominë medikale të tyren”. Ai ishte i zhvilluar si një aplikacion që kishte një këndvështim të kundërt me deklaratat e qeverisë amerikane mbi pandeminë dhe shërbeu si një platformë për grumbullimin e anti-vaxxers të cilët shpërndanin informacione të gabuara.

Tuesday, 03 August 2021 03:06 Last modified on Tuesday, 03 August 2021 10:52

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo