July 07, 2020

Një mesazh fake për kurimin e Coronavirus po qarkullon në Whatsapp

Vlerëso këtë lajm
(0 votes)
Një mesazh fake për kurimin e Coronavirus po qarkullon në Whatsapp

Ndërkohë që Coronavirus po vazhdon të përhapet me shpejtësi dhe rastet e vdekjeve shtohen, online po qarkullon një mesazh i cili pretendon se ka gjetur kurën e sëmundjes.

Mjafton një hurdhër për të mundur Coronavirus-in, kjo është idea e cila përveç se fake po arrin me sukses të kalojë nga një smartphone në një tjetër përmes Whatsapp.

"Kalojeni ju lutem. Lajm i mirë, virusi i kurorës së Wuhan mund të shërohet nga një tas me ujë të zier hurdhëre të freskët. Mjeku i vjetër kinez ka vërtetuar se është efikase. Shumë pacientë gjithashtu kanë provuar që kjo metodë funksionon. Tetë (8) thelpi hudhëre të copëtuar i shtojmë 7 (gota) ujë dhe i lëme të ziejnë."

corona_mesazh.PNG

Ajo çfarë duhet të dini, nëse ky mesazh kalon edhe në Shqipëri, është se Coronavirus nuk ka ende një kurë efikase, aq më tepër që ajo të jetë hurdhëra e zier.

Javën tjetër në kanalin e Geek Room në YouTube do të mësoni disa prej miteve online rreth këtij virusi dhe përse ato nuk janë të vërteta. Nisni të bëni Subscribe!

Tuesday, 18 February 2020 09:45 Last modified on Wednesday, 19 February 2020 13:10

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Ermir Jonka
Xhonald Mamo