August 06, 2021

Ja si të përfitoni hapësirë të palimituar në Google Photos përjetë

Ja si të përfitoni hapësirë të palimituar në Google Photos përjetë

Në datën 1 qershor, Google Photos bëri një ndryshim mjaft të madh, heqjen e opsionit “unlimited Google Photos storage”. Tashmë çdo fotografi që ju do të ruani në këtë aplikacion do të llogaritet në hapësirën e planit tuaj aktual në Google.

Mirëpo ekziston një mënyrë nëpërmjet së cilës ju mund të vazhdoni të bëni backup fotografitë tuaja pa konsumuar këtë hapësirë: upload-imi i tyre përmes një Pixel-i të gjeneratës së parë. Kur ky smartphone u prezantua, Google premtoi se do të ofronte ruajtje falas përjetë në Photos të fotove që bëheshin upload nga një Pixel.

Screenshot_20210531-130604.png

Në qoftë se ju nuk keni një pajisje Pixel që po qëndron në sirtar, mund të gjeni një të përdorur që kushton rreth $100. Nuk do të jetë nevoja që ky "Pixel" 5-vjeçar të jetë pajisja juaj e përditshme, mjafton ta përdorni vetëm për të bërë upload fotografi të cilat duhet t’i transferoni më parë në të. Kur fotot upload-ohen, Google Photos i trajton ato si të ishin shkrepur nga Pixel-i, dhe në këtë mënyrë ato nuk do të llogariten në storage e adresës tuaj.

Ka mënyra mjaft të ndryshme për të lëvizuar files nga një pajisje në tjetrën. Mund t’i lëvizni ato nëpërmjet ndihmës së kompjuterit, ose duke përdorur aplikacione si ResilioSync ose FolderSync, ku mund t’i shpërndani nëpërmjet Wi-Fi.

Friday, 04 June 2021 01:30

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo