May 18, 2021

Më teper se 60% e adresave në Instagram janë lidhur me Facebook Messenger

Më teper se 60% e adresave në Instagram janë lidhur me Facebook Messenger

Adoptimi i ndërveprimit midis Messenger dhe Instagram ka tejkaluar pritjet, thotë ekzekutori që drejton Messenger. “Ne jemi të impresionuar nga numri i madh i personave që e kanë update-uar DM e tyre.”

Specifikisht, kompania tregoi për CNBC se më tepër se 60% e përdoruesve të Instagram kanë vendosur të instalojnë eksperiencën e re. Kjo është hera e parë që Facebook ka publikuar shifra mbi shkallën e adoptimit të shërbimit.

Plani për ndërveprimin midis platformave Messenger, Instagram dhe WhatsApp erdhi për herë të parë nga Mark Zuckerberg në mars vitit 2019. Facebook mendon se në këtë mënyrë do të largohet vështirësia e vendosjes se cilën platformë duhet të përdorim për të biseduar me njëri tjetrin.

Hapi i parë drejt kësaj eksperiencë të re ishte komunikimi cross-app midis përdoruesve të Messenger dhe Instagram në shtator të 2020, ndërkohë që bashkimi me WhatsApp duket të jetë pak larg, pasi për ta përfshirë atë fillimisht duhet të krijohet një end-to-end encryption në Messenger. Sipas një zëdhënësi të Facebook kjo gjë nuk do të ndodhë deri në vitin 2022.

Që nga prezantimi i këtij plani Facebook nuk na jep më shifra individuale rreth secilit prej aplikacioneve, por në 2017 kompania tha se Messenger kishte 1.3 miliardë përdorues gjatë një muaji, ndërsa Instagram në 2018 kishte mbi 1 miliardë. WhatsApp, më i përdoruri prej tyre kishte rreth 2 miliardë përdorues në 2020.

Sunday, 02 May 2021 14:12

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo