June 13, 2021

Spotify po rrit çmimet për planet e abonimit

Spotify po rrit çmimet për planet e abonimit

Spotify po rrit çmimet e disa planeve të ndryshme të abonimit gjatë kësaj jave në vendet e Evropës dhe SHBA. Përdoruesit raportojnë se ato kanë marrë disa emails që tregojnë se rritjet e çmimeve do të ndikojnë planet Student, Duo dhe Family. Abonimet Single Spotify Premium nuk do të preken nga ky ndryshim.

Për momentin në SHBA është rritur çmimi vetëm për planin Family, nga $14.99 në $15.99. Në Mbretërinë e Bashkuar është raportuar një rritje nga £4.99 në £5.99 për planin Student dhe nga £12.99 në £13.99 për planin Duo. Spotify Family Plan çuditërisht do të pësojë një rritje prej £2, nga £14.99 në £16.99, ndryshe nga SHBA.

Lëvizje të tilla në çmime pritet të ketë dhe në vendet e tjera të Evropës, ku planet Student dhe Duo do të rriten me €1 në muaj, ndërsa plani familjar nga €14.99 do të bëhet €17.99. Të gjithë përdoruesit në SHBA dhe Evropë do të kenë një afat 1 mujor deri sa çmimet të rriten automatikisht, të cilat me shumë mundësi do të fillojnë në muajin qershor.

Kjo rritje e çmimit vjen vetëm pak muaj pasi kompania deklaroi se numri i personave të abonuar i kalonte 150 milionë.

Tuesday, 27 April 2021 02:12 Last modified on Tuesday, 27 April 2021 02:32

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo