Për arsye sigurie, Chrome dhe Firefox nuk ju lejon normalisht të bëni screenshot ndërkohë që navigoni në Incognito Tabs. Megjithatë, të dy këto browser ju lejojnë ta hiqni këtë kufizim.
Më poshtë do të shpjegojmë se si ju duhet të veproni për të aktivizuar opsionin e bërjes screenshot në Incognito Tabs.
Në Chrome, opsioni për bërjen e screenshots në Incognito Tabs gjendet i fshehur në settings menu, por mund të gjendet dhe në menunë flags.
- Pasi të keni hapur Chrome, shkruani chrome://flags
- Do të hapet menuja flags. Në këtë menu do të kërkoni në search box për “Incognito Screenshots”
- Pasi ta keni hapur kategorinë Incognito Screenshots, klikoni në opsionin Enabled.
- Tani ju duhet të rilançoni Chrome dhe gjithçka do të funksionojë.
Në Firefox ky opsion ofrohet në menunë settings.
- Fillimisht klikoni në tre pikat dhe më pas në Settings
- Rrëshqisni poshtë deri sa të gjeni kategorinë Private Browsing
- Shtypni opsionin “Allow Screenshots in private browsing”
- Tani ju mund të bëni screenshots normalisht në Private Tabs.