August 06, 2021

Një loophole i zbuluar së fundi e bën të kotë heqjen e last seen në Whatsapp

Një loophole i zbuluar së fundi e bën të kotë heqjen e last seen në Whatsapp

WhatsApp është një nga aplikacione më të përdorura në botë me miliarda përdorues. Për fat të keq, siguria që ofrohet nga ky aplikacion lë shumë për të dëshiruar.

Kohët e fundit është zbuluar se çdokush mund të bllokojë adresën e WhatsApp të një personi vetëm përmes njohjes së numrit. Tani një tjetër zbulim mbi një tipar kryesor që po shfrytëzohët nga aplikacione të ndryshme tregon pavlefshmërinë e heqjes së last seen në WhatsApp.

Këto aplikacione shfrytëzojnë shërbimin online status për të njoftuar dhe për të regjistruar ne aplikacionet third-party se kur një person është online. Aplikacionet third-party krijojnë një raport të detajuar me kohën reale se kur një person gjendet online në Whatsapp.

Aplikacione të tilla zakonisht fshihen si një mjet për prindërit që kontrollojnë se kur fëmijët e tyre përdorin WhatsApp. Nëpërmjet tyre ju keni mundësinë të regjistroni online status jo vetëm te një personi, por disa prej tyre, duke krahasuar dhe kohët që ato kanë qenë online, me shumë mundësi duke folur me njëri-tjetrin.

Duke ditur se Google nuk lejon aplikacione cyberstalking në Play Store, është disi surprizues fakti se këto aplikacione gjenden fare lehtë në të. Për fat të keq WhatsApp nuk lejon përdoruesit të bllokojnë shpërndarjen e këtij informacioni tek numrat e panjohur, kështu që ju nuk mund të bëni asgjë që të parandaloni këtë problem.

Sunday, 18 April 2021 00:50

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo