June 13, 2021

Android 12 mund të përkthejë automatikisht aplikacionet në gjuhën tuaj vendase

Android 12 mund të përkthejë automatikisht aplikacionet në gjuhën tuaj vendase

Zakonisht aplikacionet që ne përdorim nuk i përfshijnë të gjitha gjuhët e botës, pasi kostoja e përkthimit të tyre është e pajustifikueshme. Mirëpo me sa duket Google po planifikon ta ndryshojë këtë gjë në update-in më të ri të sistemit operativ Android.

Gjatë kërkimit në build-in jozyrtar të Android 12 u vunë re disa ndryshime në UI dhe shërbime të reja, dhe ndërmjet tyre u gjetën shumë klasa në një framework që lidhen me një “shërbim përkthimi”. Në çdo rast u gjetën referenca të këtyre lejeve në framework code, të cilat kësaj here aktivizoheshin brenda aktiviteteve dhe jo në screenshots ose app panel si zakonisht. Përkthimi i një teksti nga screenshot mund të bëhet dhe nëpërmjet Google Lens.

AllTrans-3.jpg

Aplikacionet third-party si AllTrans kanë ofruar prej vitesh shërbimin UI translation. Të fuqizuar nga Xposed Framework, këto mods punojnë në mënyrë të ngjashme me atë që ne mendojmë se do të funksionojë në Android 12 UI translation. Në këtë mënyrë mijëra aplikacione do të bëhen më të aksesueshëm nga përdoruesit në të gjithë botën.

Sunday, 18 April 2021 00:43

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo