Sistemi i automatizuar për gjurmimin e kontakteve nga Google dhe Apple që syjnonte frenimin e shpërndarjes së Covid-19 ka rezultuar një dështim i vërtetë.
Nje sistem me të meta
Vetë sistemi, në një nivel teknik, është rrënja e problemit. Në një përpjekje për të ofruar diçka që mund të përdoret universalisht duke mbrojtur privatësinë e përdoruesit Google dhe Apple u paraqitën më një sistem që ishte i dënuar të ishte i padobishëm. Ato u mbështetën në sinjalet e Bluetooth LE për të përcaktuar afërsinë.
Duhet ta kishim pritur këtë që nga fillimi, mbështetja tek Bluetooth ishte e destinuar të dështonte.
Bluetooth është tepër inkonsistent dhe kjo pasqyrohet tek gjurmimi i kontakteve. Nje studim ekselent në Irlandë testoi lokalizimin e perceptuar në një tramvaj krahasuar me lokalizimin e tyre real dhe zbuluan se në tramvaj, ka pak lidhje midis forcës së sinjalit të marrë dhe distancës midis aparateve.
Përdorimi i ulët i aplikacionit
Faji nuk mund të jetë tërësisht i Google dhe Apple pasi rezulton se dhe me aplikacionet që përdorin GPS, teorikisht më e përdorshme por shume invazive në privatësinë e përdoruesve, efektiviteti është i dyshimtë. Dhe nëse aplikacionet do të ishin efektive do të duhej që të gjithë njerëzit ta përdornin. Për fat të keq, përdorimi i aplikacionit ishte shumë i ulët,me vetëm 1.2 milionë shkarkime nga 19 milionë banorë në New York.
Sjelljet duhej të ndryshonin
Pavarësisht frikës nga koronavirusi, ndryshimi i sjelljeve në çdo aspekt të jetës është i vështire dhe fakti që aplikacionet kërkonin një minutë të konfiguroheshin përfunduan të papërdorur nga njerëzit. Dhe ne qytetin e New York askush nuk u mundua me aplikacionin COVID Alert NY.
Që ti të njoftohesh nga smartphone-i yt kur je në afërsi të një personi të infektuar me koronavirus, duhet që ky infeksion të jetë i raportuar. Kështu qe nëse një person nuk e përdor aplikacionin dhe nuk e konfiguron atë, nuk e njofton aplikacionin për një test pozitiv.
Kohë dhe para të shpërdoruara
Ishte e paparashikuar që prezantimi i këtij sitemi të ishte në të vërtetë i dëmshëm për SHBA si përgjigje kundrejt koronavirusit, pasi buxheti i shëndetit i shpenzuar për zhvillimin e këtyre sistemeve mund të ishte shpenzuar në vende të tjera. Aplikacioni COVID Alert NY raportohet se kushtoi $700,000 për tu zhvilluar, plus kostot për mirëmbajtjen dhe monitorimin.
Apple dhe Google u bënë partnerë për të krijuar diçka që besuan se do të ishte një ndihmë për publikun. Ato nuk kishin syjnime përfitimesh dhe mbrojtën privatësinë e qytetarëve.
Tanimë këto aplikacione po lihen në harresë nga zhvillimet e fundit në parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit, të cilat për kompanitë dhe qeveritë e përfshira duhet të jenë “shpëtues” pas gjithë atyre parave të shpenzuara.