November 27, 2020

Ky aplikacion përkthen mjaullimat e maces tënde

Vlerëso këtë lajm
(2 votes)
Ky aplikacion përkthen mjaullimat e maces tënde

Gati për të realizuar fantazitë e fëmijërisë; të flasim me kafshët.

Duke jetuar nën të njëjtën çati me shumë mundësi i ke mësuar një pjesë të mirë të arsyeve pse macja jote mjaullin. Një aplikacion kërkon ta çojë më tej duke u munduar ta përkthejë çfarë kafsha shtëpiake po thotë.

MeowTalk është iniciativa e një ish inxhinieri të Amazon Alexa, me një CV të tillë besoj se e kuptojmë se ai nuk e ka me shaka.

Shoqëria Amerikane për Parandalimin e Keqtrajtimit të Kafshëve ka një listë me arsye pse macet mjaullijnë dhe klithin. Jo vetëm për ushqim, por edhe për përshëndetje, marrje të vëmendjes ose hutimet e momentit nga macet më në moshë. 

Bazuar në këtë listë, aplikacioni do të regjistrojë një sërë mjaullimash, pronari do t'i etiketojë e duke krijuar këshu një databazë me AI të personalizuar. 

Një version beta i aplikacionit është i disponueshëm në App Store dhe Google Play.

 

 

Thursday, 19 November 2020 19:51 Last modified on Friday, 20 November 2020 07:53

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Ermir Jonka
Xhonald Mamo